I dënuar në Greqi me 7 vite burg për drogë, kapet në Fier

I dënuar në Greqi me 7 vite burg për drogë, kapet në Fier

Ndalohet nga policia e Fierit një 41-vjeçar i shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 7 vjet burgim, pas njohjes së vendimit të një gjykate greke, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Alfred Koxhaj, 41 vjeç, banues në Ballsh.

Gjykata e Apelit të Vlorës ka njohur një vendim të autoriteteve gjyqësore të Greqisë, për dënimin e 41-vjeçarit, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy