Plagosi me thikë një person, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë

Plagosi me thikë një person, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 29-vjeçar këtë të hënë, pasi dyshohet se plagosi me thikë një person për motive të dobëta. Sipas uniformave blu, dy të rinjtë kanë nisur një konflikt me njëri-tjetrin, e më pas autori me iniciale A. R., e ka goditur 27-vjeçarin. I riu me iniciale A. K., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pasi janë njoftuar se në Balldre, Lezhë, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 29 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K. 27 vjeç”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy