Policia e Shtetit ka bërë lëvizjet e radhës në drejtoritë e qyteteve të vendit. Sipas burimeve nga policia, mësohet se është larguar nga detyra drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Perlat Vatoci.
Në vend të tij, është emëruar Fatmir Hoxha, i cili do të jetë tashmë drejtor i policisë në këtë qark.



