
Pasditen e sotme një vatër e re është aktivizuar në pyllin me pisha të fshatrave Vlosh të Roskovecit dhe në Drenie të Mallakastrës, tw cilat janë në kufi me njëra-tjetrën.
Deri më tani zjarri ka djegur shumë hektarë me pisha, ndërkohë që rrezikohet edhe kurora e pyllit.
Sapo kanë marrë sinjalizimin, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Roskovecit dhe Patosit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.



