Apple ka përditësuar përsëri asistentin vokal ”Siri” për të ndihmuar përdoruesit të pyesin mbi rreziqet e infektimit me COVID-19
Për pyetje si “A kam coronavirus? apo “Si mund ta di nëse kam koronavirus?”, asistenti sugjeron një pyetësor të shkurtër dhe nëse simptomat janë akute, ai rekomandon thirrjen në numrin unik për urgjencave në SHBA , i vetmi vend ku ky mjet është aktualisht aktiv.
Në shtetet e tjera, nëse përdoruesi shtron pyetje në lidhje me koronavirusin, Siri i drejton në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë përkatëse.
Risia, e zhvilluar pas indikacioneve të autoriteteve shëndetësore amerikane, kërkon që Siri ta pyesë përdoruesin nëse ka ethe, kollë të thatë ose dhimbje fyti , duke lejuar opsionet “jo”, “po”, “nuk jam i sigurt” si përgjigje.
Nëse përdoruesi përgjigjet “nuk jam i sigurt”, Siri e këshillon të monitorojë simptomat në ditët në vijim dhe, nëse është e nevojshme, të izolohet.
Nëse personi është mbi 65 vjeç ose vuan nga patologji si diabeti ose problemet me zemrën, këshillat në vend të kësaj janë të telefononi mjekun.



