
Aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasdite në aksin Pogradec-Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Petrushë ku një mjet tip Benz me targa greke është përplasur nga një trajler qe drejtohej nga shtetasi me iniciale F.M 47 vjeç, banues në fshatin Bulgarec të Korçës.
Si pasojë e kësaj përplasje ka humbur jetën drejtuesi i autoveturës, ende i paidentifikuar.
Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me identitetin e viktimës dhe shkaqet e aksidentit.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.



