Sherr mes taksistëve, 32-vjeçari plagos me sende të forta kolegun

Sherr mes taksistëve, 32-vjeçari plagos me sende të forta kolegun

Një konflikt, për motive të dobëta në Sarandë është përshkallëzuar në përplasje me sende të forta mes dy personave.

Burime policore bëjnë me dije se është arrestuar Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka plagosur rëndë me dashje një 26-vjeçar.

Sherri ka ndodhur mes dy taksistëve në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës pasditen e djeshme, i plagosur ka mbetur 26-vjeçari Ismiraldo Hoxha.

I riu është plagosur rëndë me sende të forta në shesh pushimin e taksive, pranë Bulevardit në Sarandë.

Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën, pasi i plagosuri punon taksist i licencuar, ndërsa autori i palicencuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy