I morën me dhunë varësen të miturit, arrestohen dy të rinj në Tiranë

I morën me dhunë varësen të miturit, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Kamzës pasi i morën me dhunë varësen e floririt një të mituri.

Ngjarja ka ndodhur në Bathore, ku dy 21-vjeçarët futën me dhunë në një automjet të miturin dhe i më pas i morën varësen që mbante në qafë. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Pressure”.

Futën në automjet, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i morën me dhunë varësen e floririt, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se dy shtetas i kishin marrë me dhunë varësen, një të mituri, në Bathore, kanë organizuar operacionin policor të koduar "Pressure", për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:

- E. M., 21 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në Bathore, kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy