Rikthehen reshjet e dëborës në Kukës/ Emergjencat Civile: Po punohet për pastrimin e rrugëve

Rikthehen reshjet e dëborës në Kukës/ Emergjencat Civile: Po punohet për pastrimin e rrugëve

Pas një periudhe të gjatë me temperatura dhe moti të thatë, jo të zakonta për stinën e dimrit, qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje sporadike shiu në zonat e ulëta dhe në lartësinë mbi 900 m, reshje bore ku në Shishtavec, trashësia e borës ka shkruar deri në 5 cm.

 Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Kukës, firma mirëmbajtëse me mjete e punëtorë është në terren për të bërë pastrimin nga bora të rrugës Kukës-Shishtavec. shpërndarjen e kripës dhe për të mbajtur qarkullimin në normalitet në këtë rruge.

  NJOFTIMI PËR QARKUN KUKËS:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:40 datë 11.01.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje të dobëta shiu dhe në lartësinë mbi 900 m reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 5 cm.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se: Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.

Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
Rezervuarët janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy