Dhunë ndaj gruas në sy të fëmijëve, pranga kryefamiljarit në Berat

Dhunë ndaj gruas në sy të fëmijëve, pranga kryefamiljarit në Berat

Një person është vënë në prangat e policisë së Beratit, i akuzuar për dhunë ndaj gruas së tij, në sy të fëmijëve.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat organizuan punën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim I. E., 53 vjeç, banues ne Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në muajin mars 2021, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se 53-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në prani të fëmijës së tyre të mitur.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy