PD prezanton 3 nismat për ndryshimet kushtetuese: Prioritet vetingu i politikanëve

PD prezanton 3 nismat për ndryshimet kushtetuese: Prioritet vetingu i politikanëve

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, deklaroi se pastrimi i politikës nga zyrtarët e lartë dhe politikanët e korruptuar i jep fund modelit të pandëshkueshmërisë.

Teksa u ndal te vetingu i politikanëve, Rushaj u shpreh se këta të fundit duhet të trajtohen nga ligji njësoj si gjyqtarët, prokurorët dhe policët, të cilët kalojnë procesin e vetingut për ligjshmërinë e pasurisë dhe kontakteve të papërshtatshme me krimin.

Dekriminalizimi i plotë dhe zbatimi i të njëjtave norma të vetting-ut për vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, dhe ligjshmërinë e pasurisë, duhet të zbatohet edhe ndaj zyrtarëve të lartë publikë, ku përfshihen deputetët, Kryeministri, ministrat, kryebashkiakët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese. 

Kjo garanton parimin e barazisë përpara ligjit, dhe përbën një premisë për një qeverisje të pandikuar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, duke pastruar nga radhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, individë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy