Vritet me thikë shqiptari në Itali

Vritet me thikë shqiptari në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali si pasojë e goditjeve të marra me thikë pasditen e së mërkurës.

33-vjeçari Alfons Kola, nuk arriti që t’iu mbijetojë plagëve të marra pas një debati jashtë një lokali në rrugën Santa Maria në Calcinato.

Ai iu nënshtrua një operacioni delikat mbrëmjen e së enjtes, por për fat të keq mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën.

I dyshuari për sulmin është një tjetër shqiptar, Petrit Gega, 52 vjeç i arrestuar nga policia, pak pas ngjarjes.

Arsyet e konfliktit që përfundoi në vrasje nuk bëhen ende të ditura, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy