Falsifikim, vjedhje dhe prodhim lëndësh narkotike, arrestohen 5 persona në Tiranë

Falsifikim, vjedhje dhe prodhim lëndësh narkotike, arrestohen 5 persona në Tiranë

Pesë persona, dy prej të cilëve shtetas të huaj palestinez dhe sirianë janë arrestuar në Tiranë. Sipas policisë, në pranga është vënë palestinezi me iniciale H.F., 22 vjeç pasi akuzohet për tre vepra penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

"Në rrugën “At Zef Valentini”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Ky shtetas, gjatë kohës që po shoqërohej në dhomën e ndalimit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka thyer plotësisht xhamin e derës së korridorit", sqaron policia.

Ndërsa 22-vjeçari sirian me iniciale A.E., u arrestua për vjedhje, pasi në Fushë Kërçik, Babrru është kapur në flagrancë duke kontrolluar në banesën e shtetasit D. P., me qëllim për të vjedhur.

Në rrugën "Babë Rexha" në Tiranë u arrestua 20-vjeçari me iniciale E.H., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

Po ashtu nga ana e policisë u arrestua shtetasi  Sh. B., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ''Kalim i paligjshëm i kufijve shtetëror'' dhe  F. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve", "Krijim i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Fshehja e të ardhurave", dhe ''Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy