Përfshihet nga flakët një makinë pranë tunelit Elbasan-Tiranë (Video)

Përfshihet nga flakët një makinë pranë tunelit Elbasan-Tiranë (Video)

Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, në afërsi të tunelit Elbasan-Tiranë.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për të lënduar në njerëz, teksa mësohet se mjeti drejtohej nga Arjan Alterziu. 

Lidhur me ngjarjen policia tha se rreth orës 09:45, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, gjatë lëvizjes, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., banues në Elbasan, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. 

Aktualisht vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy