
Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë paradites së sotme në Durrës.
Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin Gj. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Ndërkohë 57-vjeçari u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



