Emrat/ Zbardhet sherri në Shkodër, arrestohet 47-vjeçari, pesë të tjerë në kërkim

Emrat/ Zbardhet sherri në Shkodër, arrestohet 47-vjeçari, pesë të tjerë në kërkim

Është zbardhur brenda pak orësh sherri në Shkodër. Mësohet se është arrestuar Edmond Sakicaj dhe po vijon puna për kapjen e 5 personave të tjerë të përfshirë në sherr.

Mësohet se këta shtetas kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta, gjatë konfliktit për vendparkimin e automjeteve, shtetasin, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Drupal Ad

 

 

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, mesditën e djeshme, për një konflikt në rrugën “Pogej”, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi V. B., 62 vjeç, banues në Shkodër, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar 6 shtetas të përfshirë në  këtë ngjarje. 

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasi Edmond Sakicaj, 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit Izmir Sakicaj, 23 vjeç, Samet Halluni, 27 vjeç Arlind Kajoshi, 31 vjeç, Samuel Troshani 24 vjeç dhe Alban Bruçi 27 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.  

Këta shtetas kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta, gjatë konfliktit për vendparkimin e automjeteve, shtetasin V. B., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Edmond Sakicaj ka patur me vete armë zjarri, ndërsa shtetasi Alban Bruçi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes.  

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy