Vrasja e gjyqtarit/ Cakrani: 11 mijë viktima nga pronat, bashkia duhet të mbajë përgjegjësi (VIDEO)

Vrasja e gjyqtarit/ Cakrani: 11 mijë viktima nga pronat, bashkia duhet të mbajë përgjegjësi (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani thotë se vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë Astrit Kalaja, pas gjyqit për pronën, nuk do të kishte ndodhur nëse institucionet shtetërore do ishin bërë pjesë e procesit dhe çështja do të ishte zgjidhur.

Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se ka një tendencë që të gjithë t’i turren pronarit dhe ta akuzojnë për dokumente false. 

Sipas tij, për rastin në fjalë bashkia duhet të mbajë përgjegjësi.

Problemi i pronave është i mbartur në 34 vite, problem tjetër është se ne dje, kemi afro viktimën e 11 mijë që është krijuar nga pronat, nuk ka rëndësi a është gjyqtar a qytetar. 

Se konflikti i pronave ka prodhuar afërsisht 11 mijë viktima. Të themi që kishte të drejtë një palë dhe jo pala tjetër, në themel themi mendimin tonë. 

Këtu është një tendencë që të gjithë njerëzit i turren pronarit dhe i thonë ti i ke dokumentet false. 

Kjo tendencë dhe mua që jam familje pronarësh më ka ndodhur në gjykatë. Më vjen shumë keq për 31 familjet atje, por kush i ka futur ato familje atje. Bashkia duhet të mbajë përgjegjësi. 

Jo të gjithë pronat u sekuestruan në 1945, kishte nga ata që e humbën pronësinë vetvetiu, nuk ua sekuestroi shteti. 

Ka disa pronarë që shteti ua sekuestroi në 1945. Dokument origjine ka në vitin 1945. nëse ti e konstaton që ky pronat i ka false dokumentet, drejtoju prokurorisë.

Gjyqtarët të bëjnë pyetjen ku e gjeti gjyshi yt pronën, më pyeste një gjyqtare 30-vjeçare.

Fakti që Avokatura e Shtetit nuk është përfshirë në çështje, tregon se e ka legjitimuar zotërinë si pronar. 

Nëse institucionet shtetërore do ishin bërë e këtij procesi gjyqësor kjo çështje do ishte zgjidhur. 

Unë nuk e kam konfliktin me ty si pronar, unë e kam me shtetin. 

Sipas tij në Gjykatën e Apelit siguria është në nivel zero dhe se rojet private janë për ruajtjen e godinës, ndërsa te metal detektori është efektivi i policisë ku bëhet kontrolli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy