
I dyshuar për së paku tre vjedhje në dyqane të ndryshme, një person është vënë në prangat e policisë së Vlorës.
“Trace” u kodua operacioni policor gjatë të cilit u arrestua A. C., 40 vjeç, banues në Elbasan.
Nga hetimet ka rezultuar se 40-vjeçari është autor i dyshuar i tre vjedhjeve të ndodhura në subjekte të ndryshme tregtare në qytetin e Vlorës, konkretisht:
-Më datë 2 maj, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në subjektin tregtar të një shtetasi, në lagjen “10 Korriku”.
-Më 29 prill, ka vjedhur një shumë parash në subjektin e një shtetasi, në lagjen “Pavarësia 2” dhe po atë ditë, ka vjedhur përsëri një shumë parash në subjektin e një shtetasi, në lagjen “10 Korriku”.
Gjithashtu ka rezultuar se 40-vjeçari ishte në kërkim për një tjetër vjedhje të ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se ka vjedhur në një subjekt të llojit “tabakino”.
Nga ana e uniformave blu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e sendeve të vjedhura dhe disa mjete të përdorura për kryerjen e vjedhjeve.



