Gjykatat pa roje/ Institucionet dy vite korrespondencë me shkresa. Alarmi i Apeli: S’kemi polic mund të na vrasin (VIDEO)

Gjykatat pa roje/ Institucionet dy vite korrespondencë me shkresa. Alarmi i Apeli: S’kemi polic mund të na vrasin (VIDEO)

Teka drejtësia kërkon që gjyqtari i vrarë të shpallet “Dëshmor i atdheut”, ende mbetet pa zgjidhje se kush do ti ruaj atyre. Astrit Kalaja s’jeton më, ndërsa shkresat se një ditë në Gjykatën e Apelit mund të vriten gjyqtarë prej dy vitesh mbeten pa përgjigje.

Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës. 

Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve. 

Forcat e Policisë së Shtetit - të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave - kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

 Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të këqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës.

Ky reagim i Ministres së Brendshme të parës grua në drejtimin e dikasterit të sigurisë e rendit në vend prej krijimit të shtetit shqiptarë në 1912, bëri që Këshilli i Lartë Gjyqësor të ketë një tjetër qëndrim.

Duke vlerësuar se gjykatat janë objekte të një rëndësie të veçantë, Këshilli ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se mungesa e prezencës efektive të policisë në sallat e gjyqit krijon risk serioz për sigurinë e gjyqtarëve, stafit dhe publikut.

Me shkresën nr. 5489/1 Prot., datë 02.11.2023, drejtuar Policisë së Shtetit dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme, Këshilli ka kërkuar shtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në ambientet e brendshme të gjykatave dhe sallave të gjykimit gjatë zhvillimit të seancave.

Në përgjigje, me shkresën nr. 9683/3 Prot., datë 11.12.2023, Policia e Shtetit ka njoftuar se “aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor”.

Pas kësaj përgjigjeje, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shkresën nr. 5489/3 Prot., datë 15.12.2023, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar ndërhyrje urgjente:

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, si pasojë e ushtrimit të detyrës, kërkojmë marrjen e masave për shtimin e organikës dhe planifikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe prezencën e tyre gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore publike.

E parandjerë, e paralajmëruar apo pasiguri e përditshme është ajo çka tregohet edhe në një shkresë të Gjykatës së Apelit ku u vra magjistrati Astrit Kalaja të siguruar nga emisioni “FactCheck”

Kryetarja në Detyrë Valdete Hoxha shkruan dy vite më parë nëpërmjet kësaj shkrese se, 

Më lejoni të ndaj me Ju, një çështje që për nga natyra e saj, është adresuar edhe më herët dhe së fundi me rastin e zbatimit të hartës gjyqësore dhe suprimimin e gjykatave të apelit. Bëhet fjalë për sigurinë në gjykatë dhe kjo duhet të jetë shqetësim për secilën prej gjykatave të Republikës.

Ndonëse mund të jeni të informuar, më lejoni të rikujtoj se:

1. Policia e Shtetit ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës, i cili aktualisht qëndron në një prej hyrjeve të gjykatës, asaj ku hyn dhe del publiku dhe palët në procese. Ky punonjës nuk ofron asnjë shërbim në ambientet e brendshme të gjykatës dhe aq më pak në sallat ku zhvillohen proceset gjyqësore.

2. Dy hyrjet e tjera të gjykatës, duhet të mbikëqyren dhe kontrollohen nga punonjësit e

administratës gjyqësore.

3. Sipas strukturës së miratuar, organika e gjykatës parashikon në total pesë nëpunës gjyqësorë, nga të cilët dy shërbejnë për kryerjen e njoftimeve dhe tre shërbejnë si personel i sigurisë.

4. Përveç hyrjeve të gjykatës dhe ambienteve të tjera të shërbimit, që duhet të mbikëqyren dhe sigurohen, gjykata ka edhe tetë salla gjykimi.

5. Me gjithë numrin e vogël të punonjësve që duhet te garantojnë sigurinë, ata nuk kanë marrë asnjë trajnim për ushtrimin e detyrës dhe posaçërisht për menaxhimin e situatave të krizës apo riskut.

Të nderuar,

Ruajta e rendit dhe sigurisë është detyrim pozitiv i shtetit me qëllim garantimin e jetës, shëndetit, të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve. Përpos këtij detyrimi të përgjithshëm, shteti duhet të garantojë posaçërisht ruajtjen e rendit dhe sigurisë përgjatë procesit gjyqësor. Këtu duhet mbajtur në konsideratë se gjykata është vendi, ku bashkohen persona që janë në konflikt me njëri - tjetrin, të cilët shpesh herë mbartin emocione dhe ngarkesa të mosmarrëveshjeve, duke i manifestuar ato edhe në sallën e gjykimit. Në këto kushte, ekziston kurdoherë risku që reagimet e personave që aksesojnë sallën e gjykimit, të përshkallëzohen në atë masë, sa të përbëjnë rrezik për personat e tjerë të pranishëm, qofshin këta persona të tretë përdorues të gjykatës, qoftë stafi administrativ gjyqësor, apo edhe vetë gjyqtarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy