Vrasja makabre e Eglantinës në Dajt, gjykata dënon me 50 vite burgim babë e bir

Vrasja makabre e Eglantinës në Dajt, gjykata dënon me 50 vite burgim babë e bir

Gjykata e Tiranës dënoi me nga 25 vite burg secili, Faik dhe Shkëlzen Buci, tw cilwt akuzohen për vrasjen e Eglantina Bucit në 2012.

Gjyqtari Arben Micko deklaroi babë e bir fajtor për krimin në familje. Të njëjtën masë dënimi pati kërkuar edhe përfaqësuesi i akuzës.

Vrasja tragjike e Eglantinës e dyshuar nga babai dhe i vëllai ka ndodhur 10 vite më parë. Në asnjë fazë të gjykimit, të pandehuriit Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, nuk kanë pranuar vrasjen e saj.

Nga shqyrtimi i provave rezultoi se Faik Buci, urdhëroi djalin e tij të vriste vajzën. Shkëlzen Buci, me urdhër të babait ekzekutoi në malin e Dajtit dhe më pas e vrau, motrën e tij.

Edhe pse vrasja pati një shkak atë të shkeljes së nderit të familjes, torturat edhe vrasja monstruoze e Englantinës u provua dhe me dëshminë në sallë të motrës së saj, dëshmi e cila bindi gjykatën në verdiktin për shpalljen fajtor dhe dënimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy