Brazili akuzon 16 persona për vdekjet e 270 njerëzve nga shembja e digës

Brazili akuzon 16 persona për vdekjet e 270 njerëzve nga shembja e digës

Prokurorët brazilianë i kanë akuzuar për vrasje 16 persona, përfshirë edhe shefin e gjigantit të minierave, Vale, me akuzat për vrasje dhe krime mjedisore në lidhje me shembjen e digës më 25 janar  të vitit të kaluar, me ç’rast e patën humbur jetën 270 njerëz.

Këto akuza u bënë të ditura nga prokurorët në Mias Gerais vetëm disa ditë para përvjetorit të parë të fatkeqësisë së rëndë.

Në mesin e personave të akuzuar, përpos ish-shefit të kompanisë Vale, Fabio Schvartsman, janë edhe 10 punëtorë të tjerë të kësaj kompanie dhe pesë punëtorë të kompanisë gjermane,  TÜV SÜD.

Prokurorët besojnë se mes këtyre kompanive ka pasur konflikt të interesit, sepse kompania braziliane i ka fshehur të dhënat për mungesën e qëndrueshmërisë së digës për të mos e dëmtuar reputacionin e vet, ndërsa kompania gjermane ka lëshuar raporte duke thënë se diga është e sigurt.

Prokurori William Garcia e akuzoi ish-shefin e kompanisë Vale se ka vepruar drejtpërdrejt për ta krijuar përshtypjen e rreme se digat e kësaj kompanie janë plotësisht të sigurta.

Punëtorët e kishin riparuar një pjesë të saj disa muaj para se ajo të shembej, ndonëse udhëheqësit nuk kishin pranuar se në digë kishte rrjedhje të materialit të grumbulluar, shkruan “The Guardian”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy