Në dy muaj 10 grabitje, kapet 35-vjeçari shqiptar në Greqi

Në dy muaj 10 grabitje, kapet 35-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Maroussi të Athinës, pasi akuzohet për grabitje dhe vjedhje. Ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij.

Dy personat kanë grabitur një çift, duke i marrë me forcë një çantë që kishte një shumë parash.

Çifti njoftoi menjëherë policinë, të cilët arrestuan 35-vjeçarin shqiptar, kur personi tjetër u identifikua dhe është shpallur në kërkim.

Gjatë aksionit për arrestim, shqiptari ka bërë rezistencë duke kundërshtuar forcat e policisë.

Në vendin e grabitjes u gjet dhe u konfiskua motoçikleta e autorëve, mjete të ndryshme për vjedhje, doreza, një pistoletë më gaz, dy helmeta motorësh, një kapuç dhe një telefon.

Sipas mediave greke, nga hetimet rezulton se dy  personat që prej muajit shkurt kishin qenë vjedhës sistematikë, kryesisht në zonën e Atikës.

Hetimet kanë zbuluar deri më tani personat kanë kryer nëntë grabitje dhe një vjedhje makine.

Shqiptari i arrestuar u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy