
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin në kërkim P. Dh., 21 vjeç, banues në fshatin Gjat, Gjirokastër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 04.05.2025 dyshohet se ka kryer vjedhje në dy objekte kulti (kisha) në fshatrat Dhoksat dhe Nokovë, ku ka marrë një shumë parash.
Në momentin e kapjes, 21-vjeçari ka tentuar të ikë nga shërbimet e Policisë, duke hedhur një qese që përmbante një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën ai kishte për qëllim ta shiste.
Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Vjedhja".



