SHBA mbështetje KLGJ-së për zgjidhjen e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë

SHBA mbështetje KLGJ-së për zgjidhjen e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbështet Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë në zgjidhjen e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikanë në Shqipëri, drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën e SHBA-ve, Ben Rockëell, dhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, u takuan sot me presidentët dhe kancelarët e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë.

Pjesë e diskutimeve ishin sfidat me të cilat përballen gjykatat, përfshirë prapambetjen e çështjeve gjyqësore në nivel apeli dhe rrethi.

Gjithashtu në vëmendje të Rockëell dhe Llagami ishte dhe qasja efikase në drejtësi, për qytetarët.

Ndër të tjera, Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka treguar mbështetje ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë në zgjidhjen e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë dhe prapambetjet në të ardhmen përmes një programi të zbatuar nga Instituti i Menaxhimit East Ëest.

Kjo tregon, sipas njoftimit të Ambasadës në median sociale Facebook, se mbështetja për reformën në drejtësi vazhdon.

“Kjo është njëra prej mënyrave me të cilën Ambasada e Shteteve të Bashkuara vazhdon të mbështesë reformën në vijim të drejtësisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e ndërprerjeve të nevojshme të cilat janë rezultat i shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy