Ish-presidenti Ilir Meta nga kafazi në seancën e gjyqit para nisjes së seancës tha për gazetarët se gjyqi ndaj tij është politik dhe i montuar me urdhër të Charls Mc Gonigal. Meta kërkoi që gjyqi i themelit të transmetohej online, kërkesë e cila u rrëzua nga gjykata. Avokati i tij e quajti të paprecedentë që një president të qëndrojë në kafaz.



