Pas Çilit, lirohet edhe administratori i UET-së

Pas Çilit, lirohet edhe administratori i UET-së

Gjykata e Përmetit ka liruar të hënën edhe Betim Shkupin, administratorin e UET-së, i arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Mezhgorani”. Lirimi i tij, ka ardhur menjëherë pas lirimit të botuesit dhe gazetarit Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës. Shkupi u prangos në Tiranë në shtëpinë e tij. Pas arrestimit ai u dërgua në drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.

Betim Shkupi akuzohej se më datë 10 janar 2020 ka firmosur në emër të Henri Çilit me prokurë, tek noteri pronat që botuesi dhe pronari i UET-së do të përfitonte, dy apartamente në Velipojë me kontratë dhurimi nga biznesmeni i ndërtimit Sait Fishta, që u arrestua bashkë me të vëllanë Besnik Fishta.

Në emër të Shkupit do kalonin pasuritë në hipotekën e Shkodrës. Ndërkohë për biznesmenin e ndërtimit Sahit Fishta gjykata pritet të japë masën e sigurisë në orën 18:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy