Arrestohet dentisti i 313-ës, i dha 100 gram drogë të burgosurit

Arrestohet dentisti i 313-ës, i dha 100 gram drogë të burgosurit

Policia e Burgjeve ka arrestuar dentistin e Burgut 313, pasi akuzohet se i ka dhënë një sasi prej 100 gramë drogë, një të paraburgosur

Bashkë me të e ka pësuar keq dhe bashkëpunëtori i tij, i cili ishte i para-burgosur.

Këtij të fundit i është gjetur një sasi droge menjëherë pas vizitës së dentistit.

Mësohet se stomatologu me inicialet F.B ka vizituar të dënuarin me inicialet R.S. Menjëherë pas vizitës, të dënuarit i është bërë kontroll dhe i janë gjetur 100 gram kanabis të mbështjella në trupin e tij me letër alumini dhe plastmas. Nën akuzë tashmë bashkë me të dënuarit është dhe stomatologu.

Të dy këta shtetas janë tashmë nën akuzë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Njoftimi i plotë

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kryen një operacion të mirë koordinuar për arrestimin e një punonjësi të IEVP 313 për të cilin ka pasur dyshime bindëse mbi aktivitetin e tij dhe një të paraburgosuri.

Pas informacioneve të marra, SHKBB ka vlerësuar dhe organizuar punën për kapjen dhe goditjen e një rasti shpërndarjeje të lëndës narkotike në IEVP Jordan Misja, ku si pasojë u bë arrestimi i stomatologut dhe një të paraburgosuri.

I paraburgosuri R.S. rreth orës 11:30 të datës 25.09.2020 është vizituar tek stomatologu i IEVP 313 Jordan Misja, F.B., kabineti i të cilit ndodhet në godinën B të institucionit. Pas vizitës dentare, ura metal-detektor gjatë kthimit të këtij të paraburgosuri ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit fizik në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike rreth 100 gram e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin. Në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-dedektor, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës.

Pas  kryerjes së veprimeve procedurale dhe administrimit të  provave si, deklarime, këqyrja e kamerave, dokumenta, etj, u bë arrestimi i tyre. Materialet do të referohen në prokurorinë e rrethit Tiranë për veprën penale të “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara ‘parashikuar nga neni 324/a iKodit Penal në ngarkim të të paraburgosurit R.S. dhe në ngarkim të stomatologut të IEVP Jordan Misja, F.B, për veprën penale të parashikuar nga neni 324/a/2 ‘Futja e mbatja e sendeve të ndaluara në IEVP’ dhe neni 283 i Kodit Penal, ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy