Dy persona u arrestuan mëngjesin e sotmë në pikën e kalimit kufitar në Muriqan, pasi gjatë një kontrolli në makinën e tyre iu gjet e fshehur një sasi prej 5.5 kg kanabis.
Ismet Shehaj, 37 vjeç, dhe Gazmend Koçi, 42 vjeç, të dy banues në Tiranë, e kishin fshehur lëndën narkotike në pjesën e pasme të gomës së makinës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në P.K.K Muriqan në automjetin tip “Wolksvagen” me targa AA 048 NG u konstatua se në pjesët anësore poshtë dyerëve të automjetit u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 pako të mbështjella me letër natriban me 5 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.



