Sulmoi KFOR-in dhe Policinë e Kosovës në protestat në veri/ Dejanoviç dënohet me 8 muaj burgim

Sulmoi KFOR-in dhe Policinë e Kosovës në protestat në veri/ Dejanoviç dënohet me 8 muaj burgim

Lazar Dejanoviç, i akuzuar për sulm ndaj personit zyrtarë dhe pjesëmarrja në huliganizëm në veri të Kosovës, ka arritur marrëveshje me Prokurorin Speciale për pranimi të fajësisë. 

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar sot me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë të akuzuarin Lazar Dejanoviç, i cili ngarkohej nga Prokuroria Speciale për huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar në protestat e dhunshme më 29 maj 2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit.

Sipas aktgjykimit të shpallur të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pasi që palët thanë se nuk do të ushtrojnë ankesë lidhur me lartësinë e dënimit, gjyqtari Valon Kurtaj e shpalli vendimin mbi dënimin që tash të formës së prerë.

Aktakuza ndaj të pandehurit Dejanoviç është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 tetor 2024.

Sipas aktakuzës i pandehuri më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy