Protesta e studentëve në kryeqytet ka ndryshuar itinerar gjatë orëve të pasdites, duke u zhvendosur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Pas grumbullimeve fillestare pranë Fakultetit të Inxhinierisë dhe Universitetit të Sporteve, grupi i studentëve ka marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, ku kanë përsëritur thirrjet e tyre për bojkot të mësimit.
Në një lidhje direkte nga terri për MCN, gazetarja Marina Sulollari, tha se numri i pjesëmarrësve ka pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me orët e paradites.
Ndërkohë, vetë studentët kanë bërë të ditur planin e tyre të veprimit për orët në vijim, ku pas qëndrimit te Ministria e Arsimit do t'i drejtohen Kryeministrisë.
Studentët ishin në Universitetin e Inxhinierisë dhe atij të Sporteve dhe më pas janë vendosur te Ministria e Arsimit. Kanë bërë thirrjen e tyre për bojkot. Me aq sa kemi mundur që të komunikojmë me studentët, thonë se disa u bashkohen, të tjerë ose vazhdojnë mësimin, ose largohen.
Shihet një numër i ulët në këto momente, pasi paradite ka pasur një numër më të madh. Ata kanë thënë që do të qëndrojnë aty deri në orën 17:00 dhe më pas do të shkojnë tek Kryeministria.



