Konfirmohet në detyrë Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Anisa Qilimi

Konfirmohet në detyrë Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Anisa Qilimi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Tiranës, Anisa Qilimi.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Etleda Çiftja kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Pamela Qirko anëtare. Hetimi administrativ për prokuroren Qilimi është kryer për të tri kriteret, atë të pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Seanca dëgjimore për Anisa Qilimin u  zhvillua të premten më 24 korrik.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi dy balanca në vlera të vogla lidhur me krijimin e një depozite bankare dhe blerjen e një makine duke argumentuar se nuk ishte pasqyruar pakësimi i gjendjeve ‘cash’ që ishin deklaruar më parë prej prokurores. Qilimi u vlerësua pozitivisht për figurën dhe ju kërkuan shpjegime për disa çështje që kishte hetuar.

Anisa Qilimi ka përfunduar studimet e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Prej vitit 2014, ajo punon si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy