Policia njofton se ne kuader te operacionit 'Brryli' ne Tirane, jane arrestuar tre shtetas dhe një tjeter eshte shpallur në kërkim.
Sipas burimeve nga komisariati Nr.4 mesohet se gjithashtu jane sekuestruar armë zjarri, municione luftarake dhe lëndë narkotike.
Më datë 17.11.2016, nga Specialistët e Krimeve të Hapura në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u finalizua operacioni "Brryli", ku u godit një grup kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Mirjan Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Danjel Kilja, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Proceduar në gjendie të lirë shtetasi:
A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Vjedhje".
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi, E. Ç.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë falë informacioneve të marra, se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin veprimtarinë e jashtëligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e "Brrylit".
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mirjan Hoxha, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- Një armë zjarri, pushkë model 56
- Një krëhër me 15 fishekë model 56
- 12 fishekë të kalibreve të ndryshme
- 13 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva
- Disa qese farmaceutike që shërbenin për të shpërndarë lëndën narkotike në doza.
Vazhdon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga Nenet 283, 278 dhe 300 të Kodit Penal.



