Kosova dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Kosova dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, pas takimi sot në Prishtinë me homologun kosovar Armend Mehaj tha se shteti shqiptar do ta përkrahë vazhdimisht Kosovën në të gjitha proceset.

Ai bëri të ditur se kanë nënshkruar një marrëveshje të re ku në plan kanë 32 aktivitete të përbashkëta, si dhe foli për “Defender Europe 2021” stërvitjen e NATO-s që është duke u zhvilluar në Durrës.

“Ne gëzohemi sa herë vijmë këtu dhe Shqipëria mbetet e pakursyer ndaj Kosovës. Tash jemi prej 12 vjetësh anëtarë të NATO dhe kemi eksperiencë për ta ndarë drejt rrugës në NATO edhe Kosova. Kosova nga importuese e paqes bëhet eksportuese e saj. Kemi edhe një lajm tjetër për rajonin që është stërvitja Defender pjesë e cilës është edhe Kosova. Është stërvitje prej 28 mijë trupave amerikane. Është mesazh i rëndësishëm për rolin që Shqipëria dhe Kosovë kanë në rajon. Integrimi i të gjithë Ballkanit është i rëndësishëm për Shqipërinë, Kosovën dhe vet Evropën. Vitet e fundit kanë sjellë zhvillime pozitive në NATO dhe do ecim përpara drejt një të ardhme më të mirë. Sot kemi nënshkruar marrëveshje të re për mbrojtjen. Kemi plan bashkëpunimi për 32 aktivitete të përbashkëta”.

Ai po ashtu, ka treguar se gjatë këtij takimi është nënshkruar një marrëveshje e re për mbrojtjen mbi bazën e disa marrëveshjeje ekzistuese por që i ngrit ato në nivel më të lartë.

Më tej, ministri Peleshaj ka thënë se ekziston një fushë e gjerë bashkëpunimi, për t’i zgjeruar programet e kualifikimit, për t’i kualifikuar në Kosovë e Shqipëri të rinjtë, të cilët sipas Peleshajt, po e shohin si një mundësi të karrierës së tyre, integrimin dhe kontributin e forcave të armatosura.

Njëra nga marrëveshjet e diskutuara dhe e arrirë në takimin e dy ministrave të mbrojtjes nga të dy vendet, është realizimi i aktiviteteve të përbashkëta në nivel profesional për akademinë mes dy ministrive.

Kurse ministri i mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj tha se kanë biseduar sa i përket fushës së sigurisë, duke shtuar se sfidat janë të ngjashme për të dyja vendet. Ai tha se u dakorduan për realizimin e aktiviteteve për akademinë ndërmjet dy vendeve.

“Sfida e sigurisë janë të ngjashme. Prandaj sot duke vlerësuar marrëdhëniet vëllazërore me synim që të kemi bashkëpunim në projekte të ndryshme. Në këtë marrëveshje është realizimi i aktiviteteve për akademinë ndërmjet dy ministrive, për integrimin e Kosovës në drejtimin e NATO. Po ashtu është ngritja e trajnimit ushtarak. Të dy ministritë konfirmojmë si dy vende jemi shumë në shërbimin e paqes sigurimit edhe më gjerë. Kemi edhe pjesëtarë jashtë vendit që të kontribuoj më sigurimit global”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy