Logu: Dekriminalizimi i shpifjes i tepruar, ka media dhe gazetarë kamikazë (VIDEO)

Logu: Dekriminalizimi i shpifjes i tepruar, ka media dhe gazetarë kamikazë (VIDEO)

Avokati Besard Logu, miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, ku është dekriminalizuar shpifja për gazetarët, e cilëson si të tepruar dhe thotë se ka media dhe gazetarë kamikazë.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se nëse media apo gazetari është brenda kuadrit ligjor dhe etikës gazetareske, nuk ka gjykatë në botë që e dënon. 

 

Logu shtoi se druan se pas këtij miratimi, do të dëgjohen skandale pa fund, ku çdo ditë do të ketë nga një emër që do i skanohet pasuria, familja dhe çdo gjë tjetër.

 

Shpifja është dekriminalizuar që në vitin 2012 dhe ka një penalitet me gjobë dhe jo burgim. Dekriminalizimi i shpifjes, të mos mbash përgjegjësi penale, as me gjobë, më duket e tepërt. Nuk jemi në kushtet që gazetaria të ketë një liri kaq të madhe. Këtu kam parasysh kamikazët dhe killerat me pagesë që flasin për llogari të pushtetit. 

 

Raporti i DASH i dalë në gusht 2025 për Shqipërinë thotë se qeveritë, partitë, grupet kriminale kanë ndikuar te pronarët e mediave dhe redaktorët e lartë për të ndikuar tek raportimet. Kemi një situatë dhe klimë ku media të caktuara dhe gazetarë të caktuar përdoren si kamikazë. Ne kemi parë pronarë mediash që i bëjnë letra të hapura njeri tjetrit. 

 

Kemi një klimë të tillë mediatike që është nën influencë, po i hoqëm dhe këtë rregullim ligjor, këta bëhen të papërmbajtshëm. Media ka nevojë për gjëra të tjera, kjo nuk është se po i shërben medias. Heqja e këtij kufizimi apo llogaridhënie para gjykatës është e tepruar. Nëse je brenda kuadrit ligjor dhe etikës gazetareske, nuk ka gjykatë në botë që të dënon. 

 

Druaj se do dëgjojmë skandale pa fund. Çdo ditë do të kemi nga një emër që do i skanohet pasuria, familja e çdo gjë. Të dënosh parkimin dysh dhe të mos ketë penalizim për shpifjen, kjo nuk është normale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy