Ngjarja në Himarë/ Avokati i Popullit: Organet kompetente të kryejnë sa më shpejt veprimet hetimore

Ngjarja në Himarë/ Avokati i Popullit: Organet kompetente të kryejnë sa më shpejt veprimet hetimore

Pas ngjarjes së ndodhur dje ne Potam të Himarës, ka reaguar edhe Avokati i Popullit.

Institucioni në fjalë kërkon që organet kompetente të kryejnë veprimet hetimore.

Avokati i Popullit shpreh ngushëllimet në lidhje me humbjen tragjike të jetës së të miturës 7-vjeçare që u godit nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie, në plazhin e Potamit në Himarë.

Ai poashtu u bën thirrje organeve kompetente për të kryer të gjithë veprimet e duhura hetimore, në një kohë sa më të shpejtë për të vënë para përgjegjësisë gjithë personat apo strukturat përkatëse.

REAGIM MBI NGJARJEN E RËNDË NË HIMARË

Avokati i Popullit është njohur me ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djeshme në Himarë. Institucioni shpreh ngushëllimet në lidhje me humbjen tragjike të jetës së të miturës 7-vjeçare që u godit nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie, në plazhin e Potamit në Himarë.

Avokati i Popullit u bën thirrje organeve kompetente për të kryer të gjithë veprimet e duhura hetimore, në një kohë sa më të shpejtë për të vënë para përgjegjësisë gjithë personat apo strukturat përkatëse.

Nga ana tjetër, kjo ngjarje e rëndë kërkon një analizë të thellë nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjerë shtetërorë, të veprimeve apo mosveprimeve të personave përgjegjës në lidhje me marrjen e masave të nevojshme për parandalimine ngjarjeve me mjetet lundruese në zonat bregdetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy