Goditi një qytetar, përjashtohet nga Policia e Shtetit shefi i Komisariatit në Pukë

Goditi një qytetar, përjashtohet nga Policia e Shtetit shefi i Komisariatit në Pukë

Sheefi i Komisariatit të Policisë në Pukë, Pjerin Lazri është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se ka shkelur Kodin e Etikës dhe të Komunikimit, si dhe ka goditur një shtetas. Rasti është publikuar në një emision investigativ, ndërsa vendimi i përjashtimit është marrë nga Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sapo është njohur me rastin, ka shkarkuar nga detyra dhe ka përjashtuar menjëherë, nga rradhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy