Një stuhi e fortë me karakter tropikal ka përfshirë pasditen e sotme qytetin bregdetar të Durrësit dhe Tiranën vetëm duke sjellë erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu.
Era e fortë ka prekur Tiranën, ndërsa objektet në ambientet e jashtme si çadra, karrige dhe të tjera janë rrëzuar.
Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve atmosferike ka detyruar qytetarët dhe pushuesit të braktisin plazhet në Durrës dhe të kërkojnë strehim.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë kohës me mot të keq.



