
Dy mjekë dhe një infermier janë arrestuar mbrëmjen e sotme, pasi dyshohet të kenë ndihmuar Nuredin Dumanin pas ngjarjes në Elbasan.
Ky i fundit u arrestuar në gjendje të plagosur mbrëmjen e së martës në një apartament në lagjen “Apolonia” në Fier, teksa fashonte plagën.
Burimet nga policia bëjnë të ditur se arrestimi i mjekëve u bë pasi ata nuk kallëzuar në polici se ku fshihej Dumani. Ata janë zbuluar pas këqyrjes së kamerave të zonës, teksa i kanë dhënë ndihmë Dumanit.
Të arrestuarit janë dy mjekët Juljan Malaj, Ermal Gjeçi dhe infermieri Bledi Bërdalli.
Nuredin Dumani u plagos gjatë një përplasjeje me armë në Papër të Fierit, dhe më pas arrestimi i tij u bë në Fier, pas një telefonate në numrin pa pagesë të Policisë së Shtetit.



