Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Stacioni".
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 232 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë.



