Tenton të grabisë bankën, plagoset shqiptari në Greqi

Tenton të grabisë bankën, plagoset shqiptari në Greqi

Një shqiptar ka ngelur i plagosur mëngjesin e sotëm në Greqi, pasi ka tentuar të grabisë një bankë. Ngjarja u shënua në Colonos të Athinës, në kryqëzimin e rrugëve Palamidi dhe Lenorman, ku policia ka ndërhyrë pasi u sinjalizua për një grabitje banke. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe më pas është vënë në ndjekje të autorit i cili më pas i ka kërcënuar me thikë. Në ndjekje e sipër pas rezistencës së shqiptarit, ka pasur të shtëna me armë. Nga të shtënat me armë të policisë, ka mbetur i plagosur 38-vjeçari shqiptar Elton Zoto, i cili ka marrë 3 plumba në bark dhe një në kofshë. I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet nën mbikëqyrjen e bluzave të bardha, ndërkohë që hetimet lidhur me ngjarjen janë në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy