Tiranë, 23-vjeçari plagoset pas sherrit me thika

Tiranë, 23-vjeçari plagoset pas sherrit me thika

Pas një sherri të çastit një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur në Bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet.

Nga informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi mesditën e sotme dhe në konflikt janë përfshirë dy persona, ku për pasojë u plagos me thikë shtetasi me inicialet M.M. 23 vjeç.

Nga ana e policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij, ndërkohë që vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Me datë 15.12.2017, rreth orës 14:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin ” Gjergj Fishta”, po konfliktohen dy shtetas.

Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në bulevardin “Gjergj Fishta “, ka ndodhur një një konflikt ndërmjet dy shtetasve, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës shtetasi M.M., 23 vjeç i cili është derguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy