Korçë/ Digjet plotësisht nga flakët makina e parkuar në Bulgarec

Korçë/ Digjet plotësisht nga flakët makina e parkuar në Bulgarec

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Bulgarec. 

 

Sipas informacionit paraprak, zjarri ka nisur rreth orës 02:30, teksa mjeti ishte i parkuar pranë rrugës, afër disa banesave.

 

Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në objektet përreth. 

 

Si pasojë e zjarrit, automjeti u dogj plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

 

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota që çuan në ndezjen dhe shkrumbimin e mjetit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy