Digjet makina e biznesmenit në Lezhë (VIDEO)

Digjet makina e biznesmenit në Lezhë (VIDEO)

Digjet automjeti i një biznesmeni të njohur në Lezhë. Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Ndue Pjetrushi (Noshi) i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve.

Automjeti i tij ndodhej i parkuar në oborrin e banesës tre katëshe në Lezhë kur u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

Lezhë

Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë.

Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy