Pjesë e grupit kriminal që trafikonte narkotikë, arrestohet 42-vjeçari i dënuar në Itali

Pjesë e grupit kriminal që trafikonte narkotikë, arrestohet 42-vjeçari i dënuar në Itali

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Lulzim Halili, 42 vjeç, e dënuar me mbi 13 vjet burg në Itali për “Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".  

 

NJOFTIM

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Aosta", në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".  

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Lulzim Halili, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Aostës, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".  

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy