Situata nga zjarret në faqen e malit mbi tunelin e Kalimashit duket e qetë këtë mëngjes.
Flakët janë vënë nën kontroll nga ana e Kukësit, ndërsa po punohet për të penguar përhapjen e tyre drejt zonës së banuar.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shpërndarë një video nga helikopteri, teksa falënderon trupat nga Kosova që u angazhuan për shuarjen e flakëve. Peleshi nuk kursen falënderimet edhe për homologun e tij kosovar Armend Mehaj, të cilit i referohet si një shqiptar me vepra.
Postimi i Peleshit:
Mbi tunelit e Kalimasht – tani larg flakëve dhe tymit.
Pune heroike e zjarrfikesve, Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor.
Mirënjohje
Falemderim edhe për mbështetjen e trupave nga Kosova
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj një shqiptar me vepra
Vazhdojmë punë për eliminimin e vatrave.



