Nuk deklaroi 18,500 euro në Rinas, procedohet 46-vjeçarja

Nuk deklaroi 18,500 euro në Rinas, procedohet 46-vjeçarja

Policia e Kufitare e Rinsait vijon kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Një 46-vjeçare u procedua penalisht pasi iu gjetën 18,500 euro të padeklaruara në degën e doganës po në Rinas.

''Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar  shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit'', informon policia.

Në përfundim të veprimeve shtetasja F. Ç. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy