Lëvizte i armatosur, kapet një person në Shkodër

Lëvizte i armatosur, kapet një person në Shkodër

Një person i cili lëvizte i armatosur me pistoletë në Shkodër, dhe në momentin që konstatoi shërbimet e policisë që po kontrollonin zonën, pasi kishin informacion për një shtetas që qarkullonte i armatosur, hodhi armën dhe tentoi të largohet me vrap, është vënë në pranga.

Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në lagjen “Fahri Ramadani”, po lëvizte një shtetas i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar menjëherë punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Weapon”, kanë ushtruar kontrolle në gjithë zonën.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet, ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete, pa leje, dhe ka tentuar të largohet me vrap. Pas ndjekjes intensive nga shërbimet e Policisë, është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi B. P., 34 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, shtetas me precedent të mëparshëm penal, për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Për këtë rast u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy