
Një aksident ka ndodhur sot në Qafë Murriz në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur drejtuesit e mjeteve, si dhe një pasagjere.
“Më datë 20.09.2024, në Qafë Murriz, mjeti me drejtuese shtetasen H. H., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G. Sh. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja A. Xh. (pasagjere në automjet me shtetasin G. Sh.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



