Parada e krenarisë/ Tetë shqiptarë të komunitetit LGBT sulmohen fizikisht në Beograd

Parada e krenarisë/ Tetë shqiptarë të komunitetit LGBT sulmohen fizikisht në Beograd

Pavarësisht se autoritetet serbe e kishin ndaluar marshimin e komunitetit LGBT në rrugët e Beogradit, Parada Paneuropiane e Krenarisë u mbajt pasditen e së shtunës.

Tetë aktivistë të të drejtave të komunitetit LGBT nga Shqipëria janë sulmuar fizikisht dhe rrahur, në përfundim të eventit, ndërsa ktheheshin në hotel.

Incidentin e raportoi në rrjetet sociale gazetari i Deutsche Welle, Idro Seferi, i cili tha se aktivistët nga Tirana nuk ishin të shoqëruar nga punonjës të rendit në momentin që ndodhi ngjarja.

“Dy prej tyre janë lënduar me rëndë dhe sapo u morën për një vizitë nga mjekët e emergjencës. Aktivistët nuk janë lënduar rëndë, por kanë dhimbje koke dhe kanë kaluar momente shoku. Mjekët janë duke parë nivelin e lëndimeve të tyre. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Janë sulmuar nga një grup prej 10 personash radikalë pas përfundimit të shëtitjes dhe koncerteve në kuadër të Euro Pride që u mbajt gjate gjithë javës. Sot ka qenë dita e fundit e aktiviteteve”, ka shkruar ai pasditen e së shtunës, në Facebook.

B92 raporton se shumica e pjesëmarrësve në paradë ishin të huaj. Protesta u ndoq nga forcat e rendit, një pjesë e të cilëve të veshur civile.

Autoritetet serbe e ndaluan tubimin e aktivistëve të komunitetit LGBT me argumentin se përbënte rrezik për sigurinë, pasi ishin paralajmëruar kundërprotesta.

Dhe këto të fundit nuk munguan. B92 raporton se në rrugët e Beogradit dolën edhe besimtarë e përfaqësues të klerit ortodoks, që i lagën protestuesit me ujë të shenjtë,  i cili besojnë se do të ndryshojë qëndrimet dhe orientimin seksual të tyre.

Megjithatë, mes palëve nuk pati konfrontim.

Europride zhvillohet që nga viti 1992, çdo vit në një metropol europian. Beogradi është metropoli i parë në Ballkan që mban një eveniment të tillë në këto përmasa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy