Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gjormit në Selenicë. Një konflikt mes kushërinjve është shndërruar në tragjedi, kur një 32-vjeçar ka vrarë me armë zjarri djalin e xhaxhit, duke e lënë të vdekur në mes të rrugës.
Autori, i cili rezultonte në kërkim dhe për “Masakrën e Çoles”, u arrestua pas disa orësh kërkimi në një zonë malore.



